AKU bllokon 566 kg gjiro në një Fast-Food në Tiranë: Përpunohej në kushte të papërshtatshme higjiene

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 566 kg produkt gjiro në një fast-food në Tiranë, pasi u konstatua se produkti përpunohej në kushte të papërshtatshme higjieno – sanitare.

Gjithashtu, u bë bllokimi i këtij ambienti, ndaj subjektit u vendos masë administrative “gjobë” me vlerë 500’000 lekë

Njoftimi:

566 kg produkt gjiro i bllokuar. Fast-food-i me kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kryerjen e kontrolleve me qëllim garantimin e shëndetit të konsumatorëve në këtë prag festash të ndërrimit të viteve.

Nga kontrolli i kryer në subjektin “V. Gj.”, me aktivitetit fast food, Tiranë, u konstatua se produkti gjiro përpunohej në kushte të papërshtashme higjieno – sanitare.

Si rrjedhojë nga ana e trupës inspektuese u bë bllokimi i këtij ambienti, ndaj subjektit u vendos masë administrative “gjobë” me vlerë 500’000 lekë, si dhe u bllokua  sasia prej 566 kg produkt gjiro për të cilat u krye marrje mostre për t’u analizuar për treguesit mikrobiologjik./albeu.com


Shtuar 28.12.2022 10:55

Tags: