Fjalët e ndjera të Bujar Asqeriut para Kuvendit: Mos e kafshoni teatrin
Aktori Bujar Asqeriu ditën e sotme u është bashkuar qindra qytetarëve dhe artistëve, për të protestuar kundër ligjit të dyshimtë për Teatrin Kombëtar.

Asqeriu i është drejtuar të gjithë deputetëve, të majtë e të djathtë dhe i ka kërkuar që të kërkojnë thellë në ndërgjegjen e tyre, për të kuptuar se votimi i ligjit kundër Teatrit Kombëtar, është një ligj që është kundër artistëve, njerëzve më të nderuar të kombit shqiptar.

"Parlamenti të mendohet mirë përpara se të vtojë ligjin ujqëror për të kafshuar Teatrin Kombëtar.

E kemi thënë, kini kujdes, mos luani me artistët, sepse ata janë njerëzit më të nderuar të kombit.

Kujdes me artistët! Të nderuar deputetë, kalojeni në mendje, zemër e në shpirt këtë nen jo mekanikisht por shqiptërisht dhe do të kuptoni thellë në ndërgjegjen dhe psiqikën tuaj se nëse e votoni këtë ligj do të bëni një hap të gabuar.

Mos e kafshoni teatrin, ju bëj thirrje për herë të fundit"- tha Asqeriu në protestë. /albeu.com/

Shtuar më 05/07/2018, ora 11:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori