Tirana u paralizua për “dy pika” shi, Veliaj: Sa doli KÇK-ja, iku trafiku

Nëse ka një problem të cilin e identifikon Tiranën është trafiku i rënduar nga mëngjesi në darkë, e sidomos në kohët me shi.

Ditën e sotme kanë mjaftuar vetëm pak orë shi dhe në akset kryesore të Tiranës, është bllokuar qarkullimi për një kohë të gjatë, duke krijuar një shumë trafik dhe kaos tekdrejtuesit e mjeteve.

Mirëpo kryebashkiaku Erion Veliaj, nuk mendon se trafiku është një problem tashmë në qytet, pasi me fillimin e zbatimit të Paktës Anti-KÇK, ka rënë trafiku në Tiranë.

“Një pjesë e trafikut në Tiranë është kot. Xhiro kot që të shohim makinën e re!

Sa doli KÇK- ja që të kap dhe të pyet kujt e ke makinën ma trego i çik faturën shkuan të gjithë këto cubat dhe lacat në vrimën e miut dhe ra trafiku në Tiranë.

Është këtu problemi nuk ka të bëjë fare më rrugët.”- ka deklaruar Veliaj. /albeu.com/


Shtuar 14.02.2020 19:23