Aksidenti tragjik ku humbi jetën Visar Meshi, arrestohet shoferi i “BMW-së”

Policia e Tiranës ka arrestuar 34-vjeçarin  Ensid Hasanllari, i cili tre ditë më parë u aksidentua në aksin Tiranë-Durrës.

Si pasojë e aksidentit humbi jetën pasagjeri i cili ndodhej në “BMW X5”, Visar Meshi 35 vjeç.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin E. H., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeri në këtë automjet, shtetasi V. M., 35 vjeç”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Në makinë në momentin e aksidentit ndodhej shoferi Ensid Hasanllari, Erenik Cakraj dhe Visar Meshi, i cili mbeti viktimë.

Hasanllari dhe Cakraj mbetën të plagosur.

Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia mbi normën e lejuar në këtë aks, ndërsa pas këqyrjes së vendit të ngjarjes është konstatuar lagështirë në rrugë për shkak të reshjeve të shiut që ka shkaktuar përplasjen e makinës me mbajtësen anësore të rrugës./Albeu.com. 


Shtuar 19.06.2023 09:33