Fitoussi: ISIS i ka hapur luftë Francës, do jemi të pamëshirshëm
Ambasadori francez në vendin tonë, Bernard Fitoussi, shpreh dhimbjen për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Paris ky humbën jetën 128 persona nga sulmet terroriste ndërsa 200 të tjerë janë plagosur.

Përmes një konference për mediat, kreu i delegacionit francez tha se me këtë ngjarje "Franca është në luftë me ISIS". Franca sot është në zi, dhe me këtë ngjarje është në luftë me ISIS. Ne vajtojmë sot 128 viktima, por bilanci mund të rritet. Shteti Islamik i ka hapur luftë Francës, dhe siç tha edhe Presidenti Holande 'Franca do jetë e pamëshirshme'. Kur ne sulmohemi, ne nuk mposhtemi. Nuk mund të terrorizohet më Franca", u shpreh ambasadori francez.

Ambasadori Fitoussi u ka shprehur mirënjohje autoriteteve shqiptare për mbështetjen në këtë ditë të vështirë. "Kur Franca sulmohet shikohen miqtë e sinqertë. Të hënën në orën 18:00 do të mbajmë 1 minutë heshtje", tha ambasadori Fitoussi.

Ndërkaq, ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin, shprehu sot ngushëllimet për popullin francez. Kryediplomatja e BE¬së, mori pjesë në panairin e librit që ka hapur dyert këtë javë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ku tha se librat janë pjesë thelbësore e asaj që na bën të qytetëruar.

"Ngushëllimet tona për popullin francez dhe Republikën Franceze. Në fakt ne kemi diskutuar sot nëse të merrnim apo jo pjesë në aktivitete publike për të respektuar viktimat e asaj ngjarje. Vendosa të mos e pezulloja pjesëmarrjen time në këtë aktivitet për të dhënë një mesazh të rëndësishëm: Librat janë në fakt një pjesë thelbësore e asaj që na bënë ne të qytetëruar dhe duke festuar për librat dhe leximet, festojmë për lirinë", tha Vlahutin. /albeu.com/


Shtuar më 14/11/2015, ora 13:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori