Fiton liria e besimit, dorëzohet rektori Kukeli
Albeu.com
Presioni i ushtruar ndaj rektorit të Universitetit Aleksandër Moisiu të Durrësit, bëri që ky i fundit të tërhiqet nga vendimi për përjashtim nga auditoret e mësimit të dy studentëve muslimanë.

Presioni i ushtruar ndaj rektorit të Universitetit Aleksandër Moisiu, Agim Kukeli, bëri që ky i fundit të tërhiqet nga vendimi për përjashtim nga auditoret e mësimit të dy studentëve muslimanë, Behije Hoxha që mbate shami dhe Julian Mebelli që kishte mjekër të gjatë, simbole këta të besimit të tyre fetar. Mbështetja që mbarë shqiptarët, akademikë, politikane dhe komunitete të ndryshme fetare i dhanë studentëve, shtynë rektorin Kukeli që vendimin për përjashtim ta zgjasë për një vit më vonë, kur do të përgatitet edhe rregullorja e re e universitetit, që do të përcaktojë edhe limite në veshje. Frekuentues i rregullt i sektit Bahai, rektori Kukeli, nuk ka preferuar të dalë personalisht para mediave, por ka përfaqësues të rektoratit, që kanë bërë të ditur vendimi e senatit të universitetit. Ndërkohë, dy studentët muslimanë janë Hoxha dhe Mebelli shprehen të kënaqur në lidhje me vendimin megjithëse sjellin edhe dyshimin e mundshëm për një rregullore që do të cënojë të drejtat e besimit dhe të fjalës për vitin e ardhshëm. Në mbështetje të dy studentëve muslimanë qenë shprehur si akademikë dhe rektorë të universiteteve shqiptare, ashtu edhe politikanë, përfaqësues të komuniteteve fetare në vend dhe shumë besimtarë.

Shtuar më 02/11/2006, ora 14:25
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori