Fitoi lirinë dy javë më parë, Apeli rikthen në "arrest shtëpie" gjyqtaren Margjeka
Gjykata ka vendosur sërish "arrest shtëpie" për gjyqtaren Mimoza Margjekën.

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar shkallën e parë duke i rikthyer masën e sigurisë Margjekës.

Dy javë më parë, shkalla e parë caktoi masën "detyrim paraqitje" për gjyqtaren, por Apeli e rrëzoi atë duke ashpërsuar masën ndaj ish gjyqtares së Korçës.

arrest shtëpie është lënë edhe bashkëshorti i saj Arben Cara, të cilët akuzohen për korrupsion.

Margjeka akuzohet nga SPAK për korrupsion, pasi nga përgjimet e Prokurorisë së Posaçme rezultoi se, Margjeka ka marrë 6000 euro në këmbim të nxjerrjes së Orion Balit nga qelia kundrejt “garancisë pasurore”.

Së bashku me Margjekën në atë kohë SPAK mori nën hetim edhe bashkëshortin e gjyqtares, Arben Cara, avokatin e Balit, Skënder Demiraj, vëllanë e të pandehurit Nejton Balin dhe sekserin Klaudjo Zhilla.



Shtuar më 17/12/2020, ora 16:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori