Ja pse duhet t’i lani veçmas çarçafët dhe peshqirët

Ndjesia më e mirë është teksa shtriheni në shtrat dhe çarçafët janë sapo të larë. Kjo gjë kontribuon në cilësinë e gjumit.

Më e rëndësishmja është se duhet të dini të ndani siç duhet rrobat përpara se t’i lani. Kjo do të thotë se nuk duhet t’i vendosni çarçafët tuaj me çfarëdo lloj rrobe tjetër, por ato duhet të lahen veçmas.

Ndërsa larja e çarçafëve me peshqir nuk është aq shkatërruese sa do të ishte kombinimi i çarçafëve dhe i rrobave me zinxhir, kjo nuk do të thotë se është një ide e mirë. Trashësia dhe materiali i rëndë i peshqirëve mund të dëmtojë çarçafin tuaj të preferuar, ku ekziston rreziku që çarçafët të grisen dhe peshqirët gjithashtu shkaktojnë shumë telashe.

Dallimi mes tyre kërkon cikle të ndryshme larje dhe tharje, pasi çarçafët dhe pëlhurat më të lehta thahen më shpejt se peshqirët.

Sipas Sleep Foundation lani çarçafët tuaj një herë në javë dhe peshqirët çdo tre ditë. Arsyeja për ato larje të shpeshta është e njëjta: lëkura e vdekur dhe se bakteret mund të grumbullohen shumë shpejt.

Një studim i vitit 2015 nga Universiteti Shtetëror i Kansas zbuloi se peshqirët janë produkti më i ndotur në kuzhinë.

“Shumë pjesëmarrës do ta preknin peshqirin përpara se të lanin duart ose do ta përdornin peshqirin pasi t’i lanin duart në mënyrë joadekuate. Edhe pasi i lanë duart siç duhet, ata ripërdorën peshqirin dhe u infektuan përsëri”, thuhet në studim./Albeu.com.


Shtuar 17.07.2023 23:33