Ajo që ra në sy në dy festat e organizuara me rastin e marrjes së
statusit të vendit kandidat , ajo e Ramës dhe e Bashës, është mungesa e kryetarit të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim
Idrizi.
Idrizi, i cili vetëm ditët e fudnit është rikthyer në jetën politike pas një heshtjeje të gjatë, nuk mori pjesë në festë. Burime nga kjo forcë e konfirmojnë këtë fakt ndërsa sqarojnë se ka qenë i angazhuar me përgatitjet që po bën kjo forcë lidhur me përkujimin ndaj çështjes çame.
Nga PS konfirmojë faktin që kanë dërguar ftesa ndërsa nga Bashkia theksojnë se s’ka pasur politikanë pasi ka qenë e organizuar vetëm për qytetarët. /albeu.com/
Shtuar më 28/06/2014,
ora 22:44