Fiter Bajrami në Shkodër, besimtarët falen në rrugën kryesore të qytetit
Sikundër në çdo pjesë të vendit, edhe në Shkodër festa e Fiter Bajramit ka nisur me faljen e mëngjesit, ku me qindra besimtarë kanë kryer ritin e faljes në rrugën kryesore të qytetit pranë xhamisë Ebu Beker.

Myftiu i Shkodrës, Muhamet Syrtari, në fjalën e tij uroi besimtarët myslimane në këtë ditë të veçantë dhe falenderoi gjithë ato që sakrifikuan për një muaj në emër të krijuesit.

Sakaq, drejtues të pushtetit lokal dhe qytetarë të shumtë kanë nisur vizita tek Myftina e Shkodrës, ku i kanë uruar festën drejtuesve. /albeu.com/

Shtuar më 05/07/2016, ora 09:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori