Kryetari i Komunitetit Mysliman i Shqipėrisė, Haxhi
Selim Muēa i ėshtė drejtuar sot mbarė shqiptarėve me njė mesazh me rastin e pėrfundimit tė muajit tė shenjtė tė Ramazanit, dhe kremtimit tė Fiter
Bajramit. Tashmė po dalim nga
muaji mė i dashur dhe miku mė i njohur ndėr myslimanėt, Ramazani, u shprehet ai duke nėnvizuar se ky muaj ishte
muaji i agjėrimit, mėshirės, lutjeve;
muaji i shpalljes sė Kuranit,
muaji nė tė cilin nuk u kursye ndihma dhe favori hyjnor.
"Bajrami ėshtė festa mė e dobishme dhe mė e bekuar pėr myslimanėt. Festimi i ditėve tė
Bajramit i inkurajon myslimanėt pėr angazhime tė mėtejshme dhe krijimin e njė tė ardhme mė tė mirė e mė tė lumtur. Kremtimi i kėsaj
feste i jep myslimanėve njė emocion tė veēantė, njė frymė tė re, njė zell tė ri nė punėt e tyre fetare dhe tė kėsaj bote.
Urimet dhe vizitat e
Bajramit janė tradita tė vyera tė popullit tonė, tė cilat kanė lėnė gjurmė tė thella e tė pashlyeshme. Nisur nga kjo, le tė shėrbejnė kėto ditė
feste pėr mė shumė mirėsi, afrimitet, paqe dhe dashuri mes njėri-tjetrit, nė tė mirė tė shoqėrisė, kombit dhe gjithė njerėzimit", thuhet nė mesazhin e Haxhi
Selim Muēės. /albeu.com/
Shtuar më 18/08/2012,
ora 11:54