Fisi Çapja i mbështetur nga politika? Ish-drejtori i policisë tregon të vërtetën
Pëlqej
Ish drejtori i policisë në Elbasan në 2002 ka folur për emisionin “Të Paekspozuarit” në ‘News 24”, lidhur me marrëdhëniet e politikës me krimin.

I papranishëm në emision Aleks Hajdari është shprehur:

“Është i vetmi qark që është një qytet shumë i qetë, Ka policisë shumë të admirueshëm. Konflikti që përmendet më parë është një konflikt i vjetër. Situata ka dalë nga duar e policisë. Marrja e kontrollit të territorit nga organizata apo banda të krimit sjellin fitime marramendëse për botën e krimit.

Në kohën kur kam qenë unë atje nuk ka qenë një qark me problematike të mëdha. Grupet kriminale kanë ekzistuar. Kjo vret nga mënyra se si është planifikuar mënyra e menaxhimit të këtyre grupeve.

Ka pasur neglizhencë dhe moskontrollimi të territorit nga ana e grupit të kontrollit. Unë për gjatë vitit 2009 nuk mbaj mënd apo dijeni që fisi Çapja të ketë qen fis i përkëdhelur nga ana e policisë. Kemi pasur dyshime që lidheshin me këtë fis dhe i kemi dërguar në polici.

Nuk di që fisi Çapja të ketë pasur lidhje me ndonjë forcë politike” tha Hajdari.

Shtuar më 05/10/2017, ora 21:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori