Fisher: Administrata amerikane po sforcon një zjidhje për Kosovën, ngase nuk është e interesuar pë
Albeu.com
Duke komentuar turneun ballkanik të nënsekretarit amerikan të Shtetit Nikolas Bërns, historiani amerikan Bernd Fisher thotë se kjo vizitë është "më afër monologut dhe diktatit sesa dialogut".Sipas tij, kjo vizitë pasqyron qëndrimin e administratës amerikane e cila në një masë sforcon një zjidhje për Kosovën, ngase nuk është e interesuar për bisedime të gjata, tha Fisher për BBC-në, i cili kohë më parë ka qenë në Kosovë.
"Uashingtoni me siguri nuk ka vendosur për një zjidhje përfundimtare për statusin e Kosovës, por përfundimisht ka konkluduar se ndonjë riintegrim në Serbi dhe Mal të Zi thjesht nuk do të çonte askund", thotë Fisher, duke shtuar se megjithatë mund të hetohet rezultati.
"Në fund qeveria serbe do të detyrohet për një shkallë të pavarësisë së kushtëzuar të Kosovës", thotë Fisher dhe shpreh besimin se për disa politikanë të Serbisë ky do të ishte skenari më i pranueshëm sesa negociatat. "Do të mund të thonë sesi muk kanë pasur kurrfarë kontrolli për humbjen e Kosovës, por në të njëjtën kohë do t'u thonë bashkëkombasve se edhe Serbia diçka ka përfituar, si përshpejtimi i hyrjes në BE apo të ndonjë forme tjetër të lidhjeve me BE-në".
"Shikuar në planin afatgjatë, është më e sigurt pavarësia e kushtëzuar e Kosovës me praninë e mëtejshme të Kombeve të Bashkuara, si garant të mbrojtjes së pakicave, që SHBA-të sipas gjasave nuk do ta kundërshtojnë", vlerëson profesori Bernd Fisher nga katedra e historisë të Universitetit amerikan në Indiana dhe ekspert për Ballkanin bashkëkohor. qik
Shtuar më 09/06/2005, ora 18:02
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori