I mungojnë bisedat dhe përqafimet me të atin, vajza e Bujar Nishanit publikon foton e 17 viteve më parë (FOTO LAJM)

Më 28 maj u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare ish-presidenti, Bujar Nishani. Ai vdiq në një spital në Gjermani, ku ishte dërguar para një muaji për përkujdesje intensive pas rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore. Ish-presidenti po ashtu vuante nga një sëmundje auto-imune.

Nishani la pas bashkëshorten dhe dy fëmijët, djalin dhe vajzën. Kjo e fundit, Fiona e shpeh përmallimin për të atin edhe në rrjetet sociale.

Ajo publikon herë pas here foto me Bujar Nishanin.

Edhe së fundmi ajo ka ndarë një nga fotot që nuk e kishim parë më parë, nga femijeria e saj, ne plazh me babain.

“Sa e qetë ndihesha kur flisja me ty
Sa e mbrojtur ndihesha kur te perqafoja
Faleminderit babi…”, shkruan Fiona.