Firmoset marrëveshja: Investim 80 milion euro për studentët


Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ditën e sotme do të firmosi 3 marrëveshje të rëndësishme në sektorin e energjisë dhe për rinovimin e konvikteve në kampusin universitar të Tiranës.

Ai gjithashtu vuri theksin dhe tek marrëveshja e tretë për kampusin universitar për t’i përmirësuar kushtet studentëve.

“Sektori energjitik ishte një nga betejat kryesore të mandatit të parë të qeverisë Rama, për rikthimin e ligjshmërisë së harruar prej vitesh si dhe rregullimin e strukturës së çmimeve.

Është me rëndësi vazhdimi i reformave, që qeveria Rama ka hyrë në hapin e dytë të zhvillimit të vendit. Përmes një plani strategjik, synohet një rrugë e qartë për reformimin e të gjithë strukturës së energjisë elektrike në Shqipëri.

Së dyti, një nga marrëveshjet që firmoset në favor të përmirësimit të kushteve për studentët në universitete, investim 80 mln euro që Shqipëria do bëjë me ndihmën e qeverisë gjermane për kampuset universitare.

Është premtim që Rama e ka dhënë dhe do e mbajë brenda përfundimit të mandatit të dytë për rikonstruktimin e qytetetit Studenti,” tha Ahmetaj.
Shtuar më 14/12/2018, ora 12:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori