Firmosën 6 mijë shkodranë, KPA rikthen në detyrë gjyqtarin
Pasi Komisioni i Posaçëm i Apelit (KPA) e riktheu në detyrë Fuat Vjerdha kryetar i Gjykatës se Apelit Shkodër është shprehur i emocionuar dhe i kënaqur që dinjiteti i tij u vu në vend duke u bërë i pari në sistemin e drejtësisë që rikthehet në detyrë.

Vjerdha tha se kane qenë më shumë se 6000 qytetarë shkodran që kanë firmosur peticion për rikthimin e tij në radhët e drejtësisë

Ai tha se vettingu ka bërë që sistemi i drejtësisë të mbingarkohet.

Pavarësisht se ai e ka pësuar nga fillimisht nga vettingu Vjerdha ka sërish mbështet reformën në drejtësi.
Shtuar më 24/10/2020, ora 18:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori