Firma italiane Archea Associati shpallet fituese e konkursit per kullen 85 metra ne qender te Tiranes
Albeu.com
Firma italiane Archea Associati eshte fituese e konkursit nderkombetar per kullen 85 metra te larte qe do te ngrihet ne rrugen "Deshmoret e 4 shkurtit" ne Tirane.Ne konkursin e gjykuar nga nje juri nderkombetare te kryesuar nga kryebashkiaku i Tiranes, Edi Rama, moren pjese dhe 3 firma te tjera, nje shqiptare, nje gjermane dhe nje belge.

Kulla eshte pjese e projektit te studimit te qendres se Tiranes ku perfshihet ngritja e 5 kullave ne 2 anet e sheshit "Skenderbej" ne lindje dhe ne perendim. Kulla do te kete nje hapesire 2 metra, por vetem ne krahun perendimor dhe qe fillon ne nivelin e dyte. Fasada kryesore e kulles do te orientohet ne sheshin kryesor te Tiranes dhe kjo do te perbeje pamjen kryesore te saj. Ndertimi i kesaj kulle perfshin edhe prishjen e nje objekti ekzistues.
Shtuar më 25/09/2005, ora 02:07
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori