Fino kritikon hapur në Asamble: Jemi më të dobët se në 2013
Pëlqej
Në punimet e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ka patur vend edhe për kritika, të cilat kanë ardhur nga deputeti Bashkim Fino.

Fino theksoi se PS në zgjedhjet e 25 qershorit mund të dilte më mirë dhe se kanë pasur probleme në disa qarqe.

"PS në 1500 njësi ka marrë më pak vota se në vitin 2013">2013. Flas vetëm për votat e PS, nuk përfshihem tek LSI apo PD.

Vijnë shpejt zgjedhjet locale pas 2 viteve, dhe ne duhet të reflektojmë se pse në këto njësi nuk kemi arritur rezultatin që do të donim.

Jam i sigurt se në 25 qershor mund të kishim fituar akoma më bindshëm si parti e vetme.

Do të kryejmë analizë të detajuar që zgjedhjet e ardhshme të rikuperojmë votat e humbura", deklaroi Fino. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2017, ora 11:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori