Fino: E mbështes kandidimin e Veliajt, ka bërë gjëra të jashtëzakonshme

Një nga figurat kryesore të Partisë Socialiste, ish kryeministri Bashkim Fino, shprehet pro rikandidimit të kryebashkiakut Erion Veliaj për një mandat të dytë ne krye te Tiranes. Në një intervistë për “Mapo”, Fino vlerëson punën e Veliajt në Bashkinë e Tiranës teksa e cilëson të pakuptimtë zhurmën mediatike.

“Unë jam një nga ata që e mbështes Erion Veliajn. Ka bërë gjëra të jashtëzakonshme. E meriton të kandidojë në zgjedhjet e tjera. Kanë folur shumë personalitet të PS-së për këtë. Nuk e kuptoj pse bëhet kjo zhurma në media për kandidimin e tij. Bëhet fare kot ky debat, sepse procesi i diskutimit brenda PS-së do të bëhet njësoj si për bashkitë e tjera”, ka thene Fino. Deklarata e deputetit socialist janë në një linjë edhe me ato të zevendeskryeministrit Erjon Braçe dhe ministrave Pandeli Majko, Elisa Spiropali, Olta Xhaçka etj.
Shtuar më 30/01/2019, ora 11:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori