Finli: SHBA nuk favorizojne asnje perfundim te bisedimeve per statusin e Kosoves
Albeu.com
Forcimi i paqes, perparimi i reformave politike dhe ekonomike, si dhe forcimi i sundimit te ligjit do te krijoje kushte per nje rruge me te shpejte per integrim te plote te Serbise, Malit te Zi dhe Kosoves ne integrimet euroatlantike.Keshtu u shpreh ambasadorja amerikane Xhuli Finli gjate sesionit te vecante te OSBE-se. Adresimi i ambasadores Finli eshte bere si pergjigje ndaj deklarates se ministrit te jashtem te SMZ-se Vuk Drashkovic. Ambasadorja Finli rikonfirmoi pozicionin e SHBA-se se status quo-ja ne Kosove nuk eshte e qendrueshme dhe e deshirueshme.

"Kurdo qe te fillojne bisedimet per te ardhmen e Kosoves, SHBA-ja do te mbetet e angazhuar ne menyre aktive ne keto negociata deri ne perfundimin e tyre", tha Finli. "SHBA besojne se nuk mund te kete kthim te raporteve midis Serbise Malit te Zi dhe Kosoves ashtu sic ekzistonin ne vitin 1998 dhe1999. Po ashtu, nuk duhet e kete copetim te Kosoves ose nderrim te territorit te saj te tashem, tha ajo. "Pertej kesaj, ne nuk favorizojme asnje perfundim te vecante te bisedimeve", tha ambasadorja amerikane ne OSBE. QIK
Shtuar më 07/09/2005, ora 20:04
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori