Finlanda jep ultimatumin: Nuk ka azil për shqiptarët
Qeveria finlandeze ka bërë të ditur se nuk do të japë azil për shqiptarët. “Të gjithë azilkërkuesit shqiptarë të këtij viti kanë marrë përgjigje negative.

Edhe atyre që do të tentojnë të kërkojnë sërish azil, do t’u refuzohet, për shkak se Zyra e Emigracionit e konsideron Shqipërinë një vend të qetë, sa i përket situatës së përgjithshme të sigurisë. Vendimet ndaj kërkesave për azil të shqiptarëve janë marrë kryesisht me procedurë të përshpejtuar dhe janë konsideruar si të pabazuara”, thuhet në deklaratën e ambasadës finlandeze.

Sipas shtetit skandinav, “shumë prej azilkërkuesve kanë kërkuar edhe ndihmë për kthim vullnetar në atdhe. Por, Finlanda nuk do ta japë këtë ndihmë automatikisht për të gjithë azilantët, pasi ka dyshime se sistemi i ndihmës për kthim vullnetar po keqpërdoret. Ambasada u ka kujtuar se, bashkë me përgjigjen negative, të gjithë azilantët do të marrin edhe ndalim hyrjeje në zonën e Schengenit. Kohët e fundit të gjithë shqiptarët që kanë marrë përgjigje negative, kanë marrë edhe ndalim hyrjeje”. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2015, ora 17:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori