Fini takon Topallin: Heqja e vizave, merite e progresit
Albeu.com
Liberalizimi i vizave për shqiptarët është e merituar dhe nuk vjen si dhuratë”, tha sot Presidenti i Dhomës së deputetëve të Italisë, Gianfranco Fini, në takimin me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, raporton Start.
Presidenti Fini tha se falë progresit, refomave dhe plotësimit të detyrimeve, liberalizimi i vizave për Shqipërinë pritet të bëhet brenda vjeshtës si një vendim krejtësisht i merituar.

Kryetarja e Kuvendit, shprehu mirënjohjen për lobimin që zoti Fini personalisht po bën edhe me krerë të parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së për heqjen e vizave. Shqipëria, tha ajo, i ka plotësuar tashmë të gjitha detyrimet teknike dhe kjo është shprehur edhe nga përfaqësues të Komisionit Europian. Kemi punuar intensivisht në parlament për të gjitha ligjet që janë detyrime për liberalizimin e vizave dhe do kisha dashur që edhe opozita të ishte pjesë e këtyre proceseve.

Si Kryetare e Kuvendit- u shpreh Topalli- i kam ftuar dhe vijoj t’i ftoj deputetët e opozitës të zënë vendet e tyre në parlament duke shprehur të gjithë gatishmërinë dhe vullnetin për çdo kërkesë bazuar në Kushtetutë e ligj, për transparencën e zgjedhjeve më të mira që Shqipëria ka pasur”. Kryetarja e Kuvendit dhe Presidenti Fini biseduan gjerësisht mbi intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar, veçanërisht në këto momente vendimtare për Shqipërinë në prag të liberalizmit të vizave dhe statusit të vendit kandidat në BE.
Shtuar më 06/05/2010, ora 15:47
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori