"Finantial Times”: Deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk pritet të s
Albeu.com
Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian i kanë thënë gazetës britanike "Fajnenshëll tajms" se deklarata e pritshme e pavarësisë së Kosovës këtë fundjavë nuk pritet të shkaktojë dhunë apo eksod të serbëve nga Kosova."Ka sinjale të mjaftueshme për të pasur besim se nuk do të ketë dhunë nga asnjëra palë dhe se nuk pritet të ketë as lëvizje të popullsisë, siç ka pasur në të shkuarën në Ballkan", ka thënë një zyrtar i BE së. Ndërkohë, sipas gazetës në fjalë, qeveritë e BE së po përgatiten për autorizimin e dërgimit të një misioni në Kosovë. Vala e parë e këtij misioni, një personel prej 15 zyrtarësh të BE së, mund të mbërrijë në Kosovë nga fundi i shkurtit. Britania, Franca dhe Gjermania pritet ta njohin menjëherë Kosovën, por siç shkruan FT, disa kryeqytete evropiane janë të shqetësuara për mungesën e një strategjie daljeje të misionit evropian dhe frikësohen se BE ja do të kyçet në një vend të mbërthyer nga problemet e varfërisë, korrupsionit e krimit të organizuar dhe që nuk e ka statusin e një vendi anëtar të Kombeve të Bashkuara. (rtk)
Shtuar më 14/02/2008, ora 16:59
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori