Finalja e “Super Generation” prezanton të rinjtë që do të ndryshojnë botën! (FOTO LAJM)

Prej tashmë disa muajsh, ALBtelecom përmes platformës “Super Generation” u ka dhënë mundësinëtë rinjve nga i gjithëvendi që t’i japin jetë ideve të tyre.

Në njëprojekt ambicioz kushtuar teknologjisë së informacionit, Super Generation tashmë ka përmbyllur me sukses dy fazat e tij të para, gjatë së cilave publiku është njohur me 10 ide sfiduese, nga ku vetëm 3 kanë mbërritur në fazën finale.

Projektet e propozuara nga të rinjtë kanë qenë nga më të larmishmet dhe i përkasin tri kategorive kryesore: ide biznesi, ide me ndikim social dhe ide krijuese.

Projektet finalistei gëzojnë të tria këto kategori, ndaj sfida bëhet gjithmonë e më emocionuese, tashmë që pak ditë na ndajnë nga shpallja e çmimeve.

Mario Alla [18 vjeç], Gevio Tabaku [18 vjeç] si dhe grupi iDorian Kanes [26 vjeç] dhe Kadri Manajt [26 vjeç] janë ende në garë për të qenë fituesit e këtij rrugëtimi, përkatësisht me aplikacionin “Traveler” për turizmin, faqen PortaliStudentor.al, kushtuar të gjithë studentëve - dhe jo vetëm, si dhe me mine.al për monitorimin e kriptomonedhave.

Te tria janë ide të guximshme, novative dhe inteligjente, të cilat garojnë për çmimin e madh prej 2,000€.

Por nuk mbaron këtu, sepse 10 idetë më novatore të gjithë konkursit janë ende në garë për çmimin e dytë, çmimin e publikut prej 500€. Duke vizituar faqen www.supergeneration.al pasi të jeni njohur me 10 idetë më të mira përmes një video prezantuese për secilën, të gjithë ju keni mundësinë të votoni, duke shtypur butonin voto përidenë tuaj të preferuar.

Ideja dhe projekti triumfues si dhe fituesi i çmimit të dytë do të shpallen ditën e enjte, datë 28.03.2019, në orën 16:00, pranëHotel “Rogner” [Salla “Antigonea”].
Shtuar më 21/03/2019, ora 17:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori