8 humbje jete dhe 386 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 386 raste aktive me Covid-19 dhe 8 vdekje.

Po ashtu, në 24 orët e fundit ka regjistruar 529 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 194.231, prej të cilëve 176.807 janë shëruar, ndërsa 6.799 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive aktualisht është 10.625./albeu.com


Shtuar 8.10.2021 19:51