Pamje nga aksioni policor ndaj bandave të Elbasanit, 45 të arrestuarit nisen me autobus drejt Tiranës, disa prej tyre me pizhame

Dalin pamjet nga megaoperacioni kundër grupeve kriminale në Elbasan, ku u arrestuan 45 persona, anëtarë dhe drejtues të bandave që shpërndanin droga të forta në Elbasan dhe jo vetëm.

Siç duket edhe nga video, të arrestuarit të shoqëruar nga policia kanë hipur në autobus e janë nisur drejt Tiranës. Një pjesë e tyre janë ende me rroba gjumi pasi janë marrë gjatë natës.

Gjatë operacionit u kontrolluan 28 subjekte ku u sekuestrua kokainë heroinë, armë dhe një shumë parash. Në kuader të operacionit të koduar “Rrjeti”, janë sekuestruar 1.3 kg kokainë, 860 gr heroinë, 1.3 kg kanabis, 1 kallashnikov, 51 mln lekë dhe 15 mijë €.

Të arrestuarit janë ndarë në disa grupe, 11 të arrestuarit kanë qenë të dënuarit edhe më parë për drogë. Kjo ishte faza e parë e megaopracionit anti drogë./albeu.com/