Film për Shqipërinë me skenar të Kadaresë, regjisori rus: Historia e një vajze ruse…
Në “KAPITAL” të gazetarit Aleksandër Furxhi është ai që njihet dhe konsiderohet si regjisori më i mirë i kinemasë ruse të ditëve tona.

Quhet Aleksandër Sokurov, një emër shumë i dashur dhe i njohur për publikun ndërkombëtar, fitues i 20 çmimeve në festivale ndërkombëtare të filmit.

Vjen për herë të parë në Shqipëri dhe ndodhet këtu për një projekt, për të realizuar një film me një skenar shqiptar, të shkrimtarit të madh, Ismail Kadare..

Aleksander Sokurov eshte kënaqësi që jeni ketu në studio, në Kapital. A mund të më thoni se si e njihni ju Shqipërinë?
A.SOKUROV: Nuk e njoh fare Shqipërinë (buzeqesh), ende nuk kam aq informacione të mjaftueshme.

Këtu ka shumë gjëra të habitshme. Unë po mendoja që kur të vij për herë të parë në Shqipëri, do të shoh një vend të varfër, të pazhvilluar, të mbytur nga probleme të brendshme dhe të jashtme dhe jam habitur në kuptimin e mirë të fjalës, që nuk i shoh këto gjëra në Shqipëri.

Shqipëria është një vend serioz, një vend i madh me ambicie shumë të forta. Në gjykimit tim Shqipëria ka shumë ndikim në politikën europiane, ndoshta në mënyrë të tërthortë.

Hija e kulturës së këtij vendi, si Shqipëria ekziston dhe shumë rëndësi ka që Shqipëria ka një eksperiencë të pasur të jetës në periudhën socialiste. Për fat të keq është një eksperiencë negative.

Pra unë shpresoj të njoh shumë gjëra të reja për vendin tuaj. Shpresoj që falë këtij filmi, që po konceptojmë dhe do ta bëjmë bashkë me kolegët e mi, hap pas hapi do të njohim më shumë vendin tuaj.

A.Furxhi: Jeni ketu per një bashkëpunim me një emër shumë të dashur për Shqipërinë dhe shqiptaret, që është dhe skenaristi i filmit, Ismail Kadare.

Si ka lindur ky bashkëpunim? Përse ju ka tërhequr ajo që ka shkruar Ismail Kadare për ta bërë film?

A.Sokurov: Më ka tërhequr miku im, Juri Arabov dhe koleget e mi dhe une po jap asistencen time artistike në këtë punë të vështirë sepse çdo prodhim filmi është një punë shumë e vështirë, aq më tepër kur bëhet fjalë për një projekt ndërkombëtar.

Kolegu im, regjisori i ardhshëm i këtij filmi, resgjisori Juri Arabov, po ben hapin e tij të parë në këtë punë të regjisorit, pra besoj që duhet ta mbështesim.

A.Furxhi: Unë di që është një bashkëprodhim i disa shteteve Shqipëria, Rusia, Franca, Italia dhe Belgjika. Shkurtimisht çfarë është ky bashkëprodhim?

Është një bashkëprodhim ndërkombëtar dhe fal Ismail Kadaresë dhe kompanisë shqiptare Alb Image, dhe falë përpjekjeve të producentes Loreta Makini, kjo histori u konceptua diku 5 vite më parë kur Loreta dhe Kadare e kanë njohur zotin Arabov me veprat e shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare dhe ju bë një propozim që të shkruhej një skenar. Kështu u shkruajt skenari I filmit “Gjirokastër”.

Është historia e marrëdhënieve të dy të rinjve, e një vajze ruse Katia dhe një djali shqiptar, Adrian. Pasi mbaruan universitetin lëvizën në Shqipëri dhe hasën në probleme shumë të vështira, nga të cilat arratisen duke u larguar nga Bashkimi Europian. Pra u ballafaquan me regjimin totalitar, me ndarjet, me humbjet e shumta, pra me një tragjedi të madhe. Kjo është një dramë shumë serioze. Pra shkurtimisht ky është subjekti.

A.SOKUROV: Ata kanë përsëritur atë historinë e njohur të shumë familjeve ruso-shqiptare, që kanë vuajtur nga paradoksi komunist. Është një kapitull shumë i vështirë në jetën jo vetëm të Bashkimit Sovjetik, por dhe të Shqipërisë.

A.Furxhi: Filmi do të xhirohet vetëmShqipëri apo edhe në Rusi?

: Kemi vendosur që filmi do të xhirohet vetëmShqipëri, në Gjirokastër dhe Tiranë. Fillimisht kishim dëshirë të xhironim një pjesë filmi dhe në Rusi, por ndërruam mendje. Aktualisht jemi në fazë përgatitore për fillimin e xhirimeve. Kur kolegët tanë na dhanë material lidhur me lokacione dhe aktorët shqiptarë, mësuam se Gjirokastra është një vend i mrekullueshëm dhe shumë i përshtatshëm për këtë film.

A.Furxhi: Do të kemi vetëm aktor rus dhe shqiptarë, apo vetëm shqiptarë? Mund të na zbuloni…

: Për fat të keq nga Rusia do të ketë vetëm një rol. Ajo është vajza ruse, Katia. Të tjerët do të jenë vetëm aktor shqiptarë dhe në 25 maj do të vijmë sërish të shohim kandidaturat e aktorëve.
Sot për sot nuk mund të them se kë preferojmë më shumë nga aktorët shqiptar, por kemi një lloj katalogu, kemi zhvilluar një kasting paraprak. Në 25 maj ftojmë të gjithë aktorët shqiptar në kasting. /albeu.com/


Shtuar më 15/07/2017, ora 09:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori