Fillon sezoni i mbjelljeve: Kapen 60 kubikë kanabisi në Tiranë
Ndërkohë që vendi është në një krizë politike, kurse maxhoranca përgatitet për zgjedhje, krimi ka marrë mesazhin se mund të vijojnë aktivitetin e tyre pa u shqetësuar.

Kështu, në një pjesë të mirë të vendit ka filluar mbjellja e kanabisit. Policia ka kapur sot 60 kubikë kanabisi.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar "Lugina".

Operacioni nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 6.

Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Evidentohen dhe shkatërrohen 60 kubikë të kultivuar me fara narkotike si dhe fidanë cannabis sativa.

Arrestohet në flagrancë autori i tentativës për kultivim.

Në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 6, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas në fshatin Dorës tentonte të kultivonte bimë narkotike, kanë organizuar, zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Lugina’.

Si rezultat i operacionit u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Xh. V., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi në luginën “Përroi i Dorëzit”, në territorin e fshatit Dorez, u konstatua një objekt, i pështatur si banesë ku u gjetën 60 kubikë dhe fidanë cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
Shtuar më 06/06/2019, ora 10:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori