Fillon seanca e KS te OKB-se per Kosoven
Albeu.com
Në selinë e OKB-së në Nju Jork ka filluar sot seanca për pavarësinë e Kosovës. Në këtë takim marrin pjesë edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, homologu i tij serb Vuk Jeremiç dhe shefi i UNMIK-ut Lamberto Zanier.Prishtina dhe Beogradi kanë paralajmëruar se do të mbrojnë qëndrimet e tyre për statusin e Kosovës. Një vëmendje e posaçme në prag të takimit i është kushtuar edhe mundësisë së dialogut të ri mes Prishtinës dhe Beogradit. Burimet diplomatike në Bruksel thonë se do të jetë shumë vështirë që rekomandimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të hapë mundësinë e dialogut të ri për statusin e Kosovës. Vështirë se do të krijohen parakushtet edhe për nxjerrjen e një rezolute të re të KS të OKB-së për Kosovën, u tha në Bruksel.
Shtuar më 17/05/2010, ora 18:31
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori