Fillon raundi i katert i negociatave per Presidentin. Pritet nje emer konsensual
Albeu.com
Kreu i PS, Rama e ka quajtur aventure kandidimin e Nanos per President, megjithate ish-lideri socialist eshte treguar i vendosur per te kandiduar.Nga ana tjeter, Besnik Mustafaj kerkon nje loje te paster. Sipas tij, nese kandidon Nano, ne gare duhet te hyje edhe Bamir Topi


Ora 21:02 Besnik Mustafaj ka deklaruar se nese Fatos Nano do te hyje ne garen per Presidentin atehere bashke me te duhet te kandidoje edhe nenkryetari i Partise Demokratike Bamir Topi. Sipas Mustafajt, gara duhet te jete e paster, e kesisoj PD duhet te mbledhe firmat per Topin

Ora 20:42 Ka nisur ne oren 20:00, pra nje ore me vone nga sa ishte parashikuar, tryeza e negociatave te 6 partive me te medha parlamentare ku do te behen perpjekje per gjetjen e nje kandidati konsensual per postin e Kreut te Shtetit. Raundi i katert i bisedimeve te cilat kane nisur paraditen e djeshme, ka nisur me vonese per shkak te zhvillimeve te pasdites, sic ishin mbledhjet e grupeve te PD-se dhe PS-se. Negociatoret ne tryeze jane kreret e 6 partive,: kryetari i PD-se, Sali Berisha, kryetari i PR-se Fatmir Mediu si dhe kreu i PDK-se Nard Ndoka. Kreret opozitare te pranishem ne takim do te jene: Edi Rama kreu I PS-se, i partise Levizja Socialiste per Integrim Ilir Meta dhe kryetari i Partise Socialdemokrate Skender Gjinushi

Ora 20:30 Perfundon mbledhja e Grupit te PS. Polemika mes Rames dhe Nanos
Ka perfunduar pak minuta me pare mbledhja e grupit te Partise Socialiste e cila eshte shoqeruar me polemika mes kreut Edi Rama dhe ish liderit te Partise Fatos Nano, per kandidaturen qe ky i fundit kerkon te paraqese per postin e Presidentit. Nano, ka thene se eshte i vendosur te kandidoje pavaresisht se kjo gje eshte konsideruar nga Rama si nje aventure.

Ora 19:39 Sapo ka perfunduar mbledhja e kryesise se PD-se, ku eshte diskutuar lidhur me nje qendrim te kesaj partie per 4 kandidaturat e mbetura tashme ne liste, per postin e Presidentit. Kryetari i PD-se, Berisha ka deklaruar pas mbledhjes se kryesia u mblodh per te shqyrtuar paketen e reformave si edhe per te diskutuar rreth kandidaturave per Presidentin dhe se grupi ka qene i bashkuar ne vendimet e tij. Eshte pare nje lloj sigurie per mbeshtetjen e njerit prej 4 kandidateve, emrin e te cilit Berisha nuk pranoi ta bente publik, por qe zoti Zaimi eshte me favoriti ne kete liste emrash. Berisha tha se emri konsensual do te jete presidenti i ardhshem. Ndersa Bamir Topi i cili ashtu si edhe kryetari Berisha, nuk ka permendur emrin e kandidatit te mbeshtetur, por ka thene se vetem sot eshte njohur me CV-ne e tij. Arjan Zaimi, Gjeneral brigade, eshte përfaqësuesi ynë ushtarak në Misionin e Republikes se Shqiperise në NATO

Ora 19:26 Fatos Nano paraqet kandidaturen e tij per President ne grupin e PS-se qe eshte mbledhur pak me pare. Nano ka mbledhur 20 firma per te kandiduar, mes te cilave eshte edhe firma e kreut te PPDNJ-se, Vangjel Dule, qe nga ana e tij ka deklaruar se eshte terhequr nga marreveshja e tryezes

Ora 18:39 Kur ka mbetur me pak se gjysme ore nga rifillimi I negociatave mes 6 krereve te partive te majta e te djathta, per gjetjen e nje kandidati konsensual per President, eshte mbledhur grupi i Partise Socialiste qe ashtu si grupi I PD-se po diskuton per 4 emrat e mbetur ne tryeze si dhe per qendrimin qe do te mbaje. Arjan Zaimi eshte kandidati me favorit per te qene presidenti i ri vendit. Raundi i trete i negociatave mes 6 krereve te partive me te medha parlamentare duket se ka afruar palet te nje emer konsensual per president. Gjeneral brigade, Arjan Zaimi eshte përfaqësuesi ynë ushtarak në Misionin e Republikes se Shqiperise në NATO. Pikerisht per kete emer, kryeministri Sali Berisha ka mbledhur kryesine e PD-se ne oren 18.00 per te diskutuar per emrin e Arjan Zaimit. Pritet qe kryeministri, si kryenegociatori i mazhorances te marre dhe pelqimin e partise se tij per emrin e Zaimit nderkohe qe neser do te mblidhet dhe grupi parlamentar i Partise Demokratike

Ora 16:06 Kryetari I Partise Demokratike Sali Berisha, do te mbledhe ne oren 18.00, pra nje ore para tryezes se negociatave mes 6 partive, kryesine e PD-se per te shqyrtuar kandidaturen për president te Arjan Zaimit, I cili eshte emri më favorit ndër katër emrat e mbetur ne gare per postin e Presidentit te ri. Arjan Zaimi eshte përfaqësues ushtarak në NATO

Ora 15:04 Sapo jane mesuar kater emrat qe do te diskutohen si kandidatura per President. Ato do te jene: Shkelqim Cani, ish-guvernatori i Bankes, Ilir Bocka ambasadori ne NATO, ish-minister I Jashtem, Arjan Zaimi, perfaqesues ushtarak ne NATO dhe Qirjako Qirko, diplomat karriere. Tryeza pritet te rimblidhet ne oren 19 ku te diskutoje sot kater emrat, ku pritet te dale me nje emer perfundimtar konsensual.

Ora 13: 12 Ka perfunduar tryeza e rradhes per ceshtjen e presidentit te repubilkes. Do te jete mesa duket pasditja e sotme ajo qe do te percaktoje kandidatin konsensual per president. Raundi i trete i bisedimeve midis 6 kryetarte e partive kryesore parlamentare duket se ka ngushtuar edhe rrezen e emrave qe jane disktuar ne kete tryeze per ti shkuara seances se te ciles me nje emer konkret per te cilin pretendohet te merret shumica e domosdoshme e votave.

“Sigurisht qe behet fjale per nje emer te qenesishem dhe qe eshte marre me procesin e integrimit. Do te jete nje emer i njohur akademik” ka thene Mediu. Kurse Gjinushi pervec faktit qe ka dhene aprovimin e tij ne lidhje Mediun, ka sqaruar se ky proces tashme eshte drejt lokalizimit por duke theksuar se “Askush pervec procesit konsensual nuk mund te vendose per presidneitn duke qene se voten e jep vendi kuvendi i detyruar nga kushteuta”. Pra mesa duket palet jane shume afer nje konsensusi edhe pse ende nuk ka nje kandidat konkret. Megjithate cdo gje mbetet per tryezen e ores 19: 00.

Ora 11: 50 Kreret e 6 partive partive parlamentare vazhdojne serish sot bisedimet per ceshtjen e Presidentit. Te gjithe jane ne pritje te nje emri konkret si kandidat per president, por deri tani kur jane realizuar dy raunde, kjo nuk ka ndodhur. Nderkohe qe ka 20 minuta qe ka filluar raundi i trete i bisedimeve por ne baze te komunikimeve mesohet se palet jane ende larg nje emri qe mund te jete kandidati konsensual i cili do te votohet neser ne oren 18: 00. Kjo te ben te mendosh qe nuk dihet se sa do te zgjasin punimet per te perfunduar me nje emer konkret konsensual. Nderkohe qe gjithmone e me shume po zvogelohet afati kohor i oreve te mbetura ne dispozicion per te kaluar tek nje emer konkret i votuar ne kuvendin e neserm. Tashme eshte mbledhur nje grup pune ekspertesh qe kryesohet nga Ilir Rusmaili dhe Islami, edhe per paketen e reformave qe pritet te miratohet.

Ora 10: 50 Kane hasur veshtiresi negociatat e 6 krereve te partive palrlamentare per zgjedhjen e preisdnetit te ri te vendit. Kjo eshte konfirmuar nga vete negociatoret pas perfundimit te raundit te dyte. Nje prej tyre Skender Gjinushi deklaroi per mediat se nuk eshte e lehte te zgjedhesh nje emer konsensual por ka konfirmuar se ne seancen e se dieles do te kete patjeter votim. Edhe kreu i Republikaneve Fatmir Mediu deklaroi se negociatat do te vazhdojne sot paradite ne oren 11 per te gjetur kandidatin konsensual.

Nderkohe qe dje janë diskutuar 20 kandidatura për postin e Presidentit të Republikës, nga të cilët vetëm tetë janë lënë për diskutime dhe negociata të mëtejshme. Secila palë ka propozuar emrat e vet për kandidat për President, kandidatë që janë nga fusha e diplomacisë, drejtësisë, që kanë kontribuar në qeverisjen, por edhe jashtë saj. Ka pasur propozime të kandidatëve nga mjekësia, jo se në negociata është i pranishëm ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka, por pasi vetë Berisha është i kësaj fushe dhe i njeh mirë mjekë të tillë, si Halim Kosova apo Mentor Petrela. Momentalisht pritet qe te fillojne negociatat per ceshtjen e Presidentit. news24
Shtuar më 07/07/2007, ora 21:30
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori