Fillon procesi gjyqesor kunder Albin Kurtit
Albeu.com
Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, sot fillon procesi gjyqësor kundër liderit të “Vetëvendosjes”, Albin Kurti. Zoti Kurti ka deklaruar se nuk do të paraqitet në këtë proces.
Ai akuzohet për organizimin e një turme që “ka kryer vepër penale, për drejtimin dhe pjesëmarrjen në një grup që ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare, si dhe për thirrje në rezistencë me forcë ose me kërcënim të rëndë më në protestën e 10 shkurtit të vitit 2007”. Gjatë kësaj proteste, dy nga protestuesit, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, qenë vrarë nga shkrepja e plumbave të gomës nga ana e policëve të UNMIK-ut atëbotë. (rel)
Shtuar më 15/02/2010, ora 17:04
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori