Fillon numërimi, pas disa orësh skedinat do të jenë si hashashi
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit me fokus ndalimin e basteve sportive nga data 1 janar 2019.

Lleshaj tha se çdo aktivitet i kësaj natyre pas orës 00:00 të 1 janarit do konsiderohet veprimtari e paligjshme e cila do sanksionohet sipas ligjeve në fuqi.

Lleshaj paralajmëroi edhe drejtuesit e policisë nëse në zonat e tyre do konstatohen aktivitete të ushtrimit të basteve sportive.

"Që në orën 00:00 të 1 janarit nuk do të lejohen bastet sportive, lojërat me kalë, apo dhe reklamat për bastet. Policia e Shtetit në këtë rast është strukturë në zbatimin e drejtpërdrejtë të ligjit. Nga data 1 janar kjo veprimtari bëhet e paligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ndalimi i saj është detyrim për Policinë e Shteitt.

Në çdo lokal ku ushtrohet në mënyrë të hapur apo të kamufluar, duhet të trajtohet si parcelë kanabisi dhe e gjithë qasja e policisë duhet të jetë e tillë nëse ka mbetur ndonjë në funksion. Drejtuesit e policisë do vihen përpara përgjegjësisë nëse konstatohet veprimtari e paligjshme në territorin që ata do kenë në mbikëqyrje", u shpreh Lleshaj.
Shtuar më 30/12/2018, ora 12:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori