I shembën hotelin, policia dhunon të riun në Lezhë se nuk i la të largonin çadrat

Një person i identifikuar si Bledi Dushku është dhunuar në Lezhë dhe ka përfunduar në Urgjencën e spitalit të këtij qyteti. Mësohet se Dushku është përplasur me efektivët e policisë sot, për disa çadra që kishte vendosur në një zonë të bregdetit të Lezhës.

Dy ditë më parë, Dushkut iu shëmb hoteli nga IMT-ja në kuadër të operacionit “Bregdeti Ynë”. Për të ruajtur gjërat me vlerë që i kishin mbretur nga hoteli që u shemb, Dushkut kishte vendosur disa çadra në zonën ranore.

Mirëpo, banorë të zonës kanë filmuar çadrat dhe kanë bërë denoncim në polici. Bazuar në këto denoncime, policia ka shkuar sot për të larguar çadrat e vendosura nga Dushkur, por janë përplasur më këtë të fundit. Si pasojë e dhunimit, i riu ka përfunduar në spital.

Këtë episod e ka miratuar dhe babai i Dushkut. Në një prononcim  Avdyl Dushku është shprehur i shqetësuar për të birin.

“Djalin e ka dhunuar policia. Është me serum në spital. Jemi shumë në rregull me shtetin, nuk e kuptoj dhunën. Ngjarja ka ndodhur sot. Nuk e di çfarë kanë pasur. Gjendja e djalit tim nuk është e mirë,”- tregoi ai ndër të tjera. /faxweb