Fillon moti i freskët, pasdite me vranësira
Pëlqej
Kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të dominojnë motin në të gjithë vendin por më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriore të Shqipërisë. Gjatë pasdites vranësirat do të jenë të pranishme në të gjithë zonën malore ndërsa vija bregdetare si edhe zonat e ulëta do të mbeten nën dominimin e motit të kthjellët.

Parashikohet që gjatë natës të ketë shtim të vranësirave duke rrezikuar shira në zonat veriore të vendit. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje me 2- 3 gradë në vlerat minimale por maksimalet nuk do të kenë shume ndryshim të tyre.

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë./Albeu.com/
Shtuar më 02/11/2016, ora 07:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori