Fillon merkatoja, Luan Duzha braktis PR-në, kalon tek LSI
Luan Duzha
Rikthehet në skenë fenomeni rëndom i njohur në politikën shqiptare, trafikimi i deputetëve nga njëra force politike në tjetrën.

Mbrëmjen e sotme deputeti i Partisë Republikane në qarkun e Elbasanit, Luan Duzha, është shkëputur nga kjo parti për tu hedhur në Partinë Lëvizja Socialiste për Integrim.

Duzha ishte kandidat i PR-së në qarkun e Elbasanit. Ai ka mbajtur më parë detyrën e kreut të Drejtorisë së Pyjeve për Elbasanin.

Përmes kësaj lëvizje, mazhoranca e e majtë shkon në plot 84 mandate deputetësh në Kuvend, duke e bërë më mazhorancë absolute për të kryer e vetme disa reforma të thella legjislative.

Ndërkohë me largimin e zotit Duzha, PR do të përfaqësohet në Kuvend me tre deputetë. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2013, ora 22:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori