Fillon fushata, Veliaj zbulon kandidaten e PD për Bashkinë e Tiranës
Erion Veliaj ka bërë një vizitë në Njësinë Bashkiake nr.8 duke folur mbi investimet e bashkisë së Tiranës në këtë lagje, e cila njihet ndryshe edhe si lagja e tironsëvë të vërtetë.

Jo më kot, ndryshe nga herët e para, Veliaj ka sulmuar nga kjo lagje edhe Jorida Tabakun duke thënë: Nga kjo lagje kanë dalë edhe kryetare apo nënkryetarë bashkie, por ate nuk kanë bërë për të aq sa po bëjmë ne.

Nuk duket aspak e rastësishme vizita e Veliajt pikërisht tani në këtë lagje dhe aq më pak të tilla deklaratat e bëra duke sulmuar për herë të parë pikërisht Jorida Tabakun.

Edhe pse nga kampi demokrat nuk ka ende një ide të qartë për kandidatin e tyre për Bashkinë e Tiranës, ose të paktën kështu duket, Erion Veliaj e ka nuhatur atë.

Wshtë pikërisht Jorida Tabaku dhe ai ka filluar pikërisht sulmin ndaj saj.

Nga qendrimi i sotëm i kryebashkiakut duket se ai ka gjetur kundërshtaren e tij demokrate në zgjedhje pas 10 muajsh ose po luan për të forcuar Tabakun në sytë e demokratëve për t'a projektuar si një kandidate që mund t'a mundë më lehtë në zgjedhje.

Ndodh rëndom sot që pushtetet të projektojnë edhe opozitën e tyre, mbetet për t'u parë nëse edhe kjo është një histori e tillë. /albeu.com/
Shtuar më 31/08/2018, ora 15:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori