Fillon diskutimi ne parlamentin maqedonas
Albeu.com
Kuvendi i Maqedonisë filloi seancën për zgjedhjen e ministrave të ri, pas dorëheqjes së njerëzve të parë të sektorëve për evrointegrime, financa, arsim dhe bujqësi.Kuvendi miratoi rendin e ditë me: Propozimin për shkarkimin e anëtarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Propozimin për zgjedhjen e anëtarëve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Propozimin për emërimin e zëvendësministrave.
Sipas paralajmërimeve, ministër i ri i Financave dhe nënkryetar i Qeverisë duhet të jetë Zoran Stavrevski.
Zëvendëskryeministër i ri për Ekonomi është propozuar Vlladimir Peshevski, ndërsa dikasterin e evrointegrimeve do ta drejtojë Vasko Naumovski.
Dikasterin e arsimit është propozuar ta drejtojë Nikolla Todorov, ndërsa ministër i ri i Bujqësisë duhet të jetë Lupço Dimovski, me Perica Ivanovskin si zëvendësministër. Zëvendësministër për Transport dhe Lidhje është propozuar, Goran Mihajllovski.
Ministri i Financave Trajko Sllavevski do të shkarkohet me kërkesë të kryeministrit Gruevski.
Ministrat e Arsimit dhe Bujqësisë, Pero Stojanovski dhe Aco Spasenovski vetë dhanë dorëheqje, bashkë me zëvendësin për Bujqësi, Hristian Delev. Dorëheqjen e parë në Qeverinë e Gruevskit e ka dhënë javën e kaluar zëvendëskryeministri për Evrointegrime, Ivica Bocevski. /makfaks/
Shtuar më 10/07/2009, ora 18:45
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori