E rrallë: Shiriti i kapitenit që Ronaldo hodhi në tokë, po shitet në ankand

Cristiano Ronaldo hodhi shiritin e kapitenit të tij të Portugalisë në tokë me zemërim, kur iu anulua një gol në ndeshjen ndaj Serbisë që përfundoi me rezultat 2-2.

Portugezit iu anulua një gol i mundshëm që do t’i jepte tre pikë të plota ekipit të Portugalisë.

Në kualifikimet e Kupës së Botës 2022 nuk ka asnjë teknologji VAR apo edhe të vijës së golave, e cila paraqitet në orën e gjyqtarëve.

Associated Press raporton se një punëtor i stadiumit mori shiritin dhe më pas ia dorëzoi një grupi bamirësie, i cili po mbledh fonde për operacionin e një djali gjashtë muajsh nga Serbia me atrofi muskulore kurrizore.

Shiriti do të jetë në një ankand në internet për tre ditë dhe kjo nuk ka të bëjë asgjë me Ronaldon.


Shtuar 30.03.2021 19:34