Filloi punë si pastruese e vodhi varesen e floririt, arrestohet korçarja
Pëlqej
Policia e Korçës ka vënë në pranga një 31-vjeçare pasi u akuzohet për vjedhje.

“Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetases Blerta Serani, 31-vjeçe, banuese në Korçë”- njofton policia.

Sipas saj, arrestimi i te rese u bë pasi dyshohet se kjo shtetase në lagjen nr 6 në Korçë, ka vjedhur një varëse floriri në banesën e marrë në përdorim nga shtetasi G.L, 78 vjeç, banues në Selanik-Greqi, tek e cila kjo shtetase punonte si pastruese.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale "vjedhje" parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal. /albeu.com/


Shtuar më 21/04/2017, ora 13:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori