Ekzekutohet në atentat biznesmeni nga Shkodra
Filloi puna ne varrezen masive me trupa te shqiptareve
Albeu.com
Zëvendës prokurori për krime të luftës i Serbisë, Bruno Vekariq, tha se hetuesit e kanë filluar punën në një varrezë masive, që besohet se përmban më se 250 trupa të pajetë të shqiptarëve të Kosovës, të vrarë gjatë luftës në vitet 1998-99.
Ai më tutje theksoi se gjyqtarët hetues po e analizojnë terrenin në Rudnicë, në pjesën jugore të Serbisë, afër kufirit me Kosovën.

Zëvendës prokurori Vekariq tha se hetimi ka filluar sot dhe nëpërmjet tij do të përcaktohet nëse trupat janë varrosur në atë hapësirë, e cila ishte raportuar nga dëshmitarët. Sipas tij, do të pasoj edhe zhvarrosja.
Prokurorët e Serbisë besojnë se trupat e pajetë janë varrosur nën një ndërtesë dhe një vendparkim në fshatin Rudnicë, pasi kufomat ishin sjellë aty nga Kosova, për t’i fshehur mizoritë e kryera gjatë luftës. (REL)
Shtuar më 08/07/2010, ora 20:24
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori