Flet pas shërimit nga COVID-19 Boris Johnson: Isha me shumë fat!

Duke drejtuar konferencën e tij të parë në Doëning Street që kur u sëmur, Kryeministri Boris Johnson tha që Mbretëria e Bashkuar tani është në “kurbën rënies”, ndërsa lavdëroi britanikët që kishin shmangur një epidemi “të pakontrollueshme dhe katastrofike”.

Por Johnson hoqi shpresat për një lehtësim të menjëhershëm, pasi bëri të qartë se një rikthim i ri i sëmundjes vdekjeprurëse do të ishte më keq sesa ndikimi i tanishëm shkatërrues në ekonomi.

Kryeministri tha se një “punë e madhe” po bëhet me një “strategji daljeje” me draftin e parë që do të botohej javën e ardhshme.

Ndërsa sa i takon eksperiencës së tij me sëmundjen, Johnson tha:

“Unë kam qenë shumë, shumë me fat. Kam pasur kujdes të mrekullueshëm, trajtim të mrekullueshëm dhe le të jemi të sinqertë, është një tragjedi mijëra njerëz kanë qenë më pak fat që unë kam qenë”- tha ndër të tjera Johnson.


Shtuar 30.04.2020 17:34