Kushëriri i Messit: Askush nuk e di të ardhmen e tij, dua ta shoh në një ekip tjetër

Kushëriri i Lionel Messi tMaxi Biancucchi ka rrëfyer se ai do të donte të shihte largimin e argjentinasit nga Barcelona por paralajmëroi se askush nuk e di të ardhmen e tij.

Massimo Moratti u përpoq ta merrte Messin në Inter kur ishte President dhe aktualisht po drejton thirrjet që ai të bashkohet me Nerazzurrët.

Edhe kushëriri i Messit, Biancucchi, duket që e aprovon këtë veprim, edhe pse nuk mund ta sheh se do të ndodh.

“E vërteta është se kjo është diçka shumë personale, por askush tjetër nuk e di të ardhmen e tij, vetëm vet Messi”, ka thënë fillimisht Biancucchi për FootballNews24.

“Personalisht, unë do të doja ta shikoja atë të luante për një ekip tjetër, siç dëshirojnë shumë nga tifozët e tij, për t’u treguar atyre që pretendojnë se Messi është i mirë vetëm për Barcelonën, që ata kanë gabuar”.

“E vërteta është se një gjeni si ai mund të luajnë mirë kudo”.

“Sinqerisht, nuk e shoh atë në Itali. Mendim i imi do të ngjall dyshime por, siç thashë më parë, vendimi është vetëm i tij”.

“Ëndrra ime, nëse duhet të jem i sinqertë, është ta shoh atë duke veshur bluzën e Newell’s Old Boys”, përfundoi kushëriri i Messit.


Shtuar 15.04.2020 14:39