Fillimisht shpërtheu depozita e karburantit pastaj 1 automjet me gaz, detaje të reja nga zjarri në Lezhë
Mësohen detaje të reja nga shpërthimi i karburantit në Lezhë mbrëmjen e djeshme, 24 gusht 2019.

Siç edhe bëhet me dije, fillimisht ka shpërthyer depozita e karburantit që ndodhet në superstradë dhe më më pas një automjet me gaz që ishte pak metra më larg.

Për pasojë mbeten të plagosur 6 persona. Dëmtime serioze kanë marrë dy prej punonjësve të karburantit.

5 prej tyre po trajtohen në spitalin rajonal të Lezhës, ndërsa njëri nga të plagosurit u transportua që mbrëmë drejt spitalit të Traumës me djegie të mëdha.

Si rezultat i shpërthimit për disa orë u bllokua edhe qarkullimi i mjeteve, për të rifilluar diku pas orës 23:00, pasi shërbimi zjarrfikës arriti të shuajë plotësisht zjarrin në karburant dhe nuk kishte më rrezik.

Shtuar më 25/08/2019, ora 08:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori