Fillimi i negociatave të BE-së me Kosovën, pas zgjidhjes së statusit
Pëlqej
Albeu.com
Vendimi për hapjen e negociatave të BE-së me Kosovën, eshte i mundur pasi të zgjidhet çështja e statusit të saj, ka deklaruar sot shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Gjorgjio Mamberto.Kështu i ka deklaruar sot Radios Blue Sky shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Gjorgjio Mamberto, i cili ka theksuar se “Kur kemi të bëjmë me Kosovën, tash më e kemi filluar një lloj procedure, mirëpo po presim që, para se të bihet ndonjë vendim për rrugën kah do të ecet, fillimisht duhet të zgjidhet çështja e statusit të saj. Përndryshe, para dy javësh Komisioni Evropian ka publikuar një deklaratë për Kosovën, me të cilën theksohet se ardhmja e saj është në Bashkimin Evropian”, ka thënë z. Mamberto.
Mamberto ka shtuar se ; “Vendimin për statusin e Kosovës duhet ta merr Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, natyrisht se do të pyetet edhe Bashkimi Evropian, mirëpo ne formalisht presim vendimin mbi statusin”, ka thënë Mamberto.

Ai ka thënë se “Gjendja në Ballkan është e tillë kur Bullgaria dhe Rumania ende janë në periudhën asocimit, ndërsa për Serbinë komisioni para dy javësh ka marrë vendim për lejimin e studim-vlerësimit, që është hapi i fundit para fillimit të procedurës së asocimit. Në Kroaci kemi hasur në disa probleme. ǒ është e vërteta bisedimet patën avancuar, mirëpo Komisioni vlerëson se Kroacia nuk po bashkëpunon me Tribunalin e Hagës”, ka sqaruar Mamberto.

Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Gjorgjio Mamberto ka theksuar se Komisioni konsideron se në Kosovë ka pasur progres në përmbushjen e standardeve.
“Natyrisht, disa standarde janë duke u plotësuar më mirë se të tjerat. Ekzistojnë standardet prioritare, siç janë decentralizimi, minoritetet dhe dialogu me Beogradin. Dhe, statusi i ardhshëm dhe vendimi i ardhshëm për asocim me Bashkimin Evropian do të merren pikërisht në saje të standardeve të tilla, me që Bashkimi Evropian është një shoqëri multietnike”, ka thënë për Radion Blue Sky shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Gjorgjio Mamberto. Radio Kosova
Shtuar më 09/05/2005, ora 21:17
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori