Filimi i vitit akademik, Basha uron studentët nga Elbasani
Pëlqej
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha uroi sot studentët për filimin e vitit të ri akademik. Nga qyteti i Elbasanit, Basha ftoi studentët të studiojnë sa më mirë e të shfrytëzojnë në maksimum kohën.


“Kam kënaqësi të rikthehem sot me rastin e fillimit të viti akademik, në qytetin që kam pasur nderin ta përfaqësoj në Kuvendin e Shqipërisë. Uroj një vit të mbarë e suksese, kjo është ditë e vecantë për shumëkënd që është ulur si student, ditë ku rifilloni apo filloni studimet dhe mezi prisnin të mbaroni, ndërsa të tjerë kujtojmë me mall vitet që kanë lënë pas”- tha Basha.

Basha ftoi studentët të jenë cilësorë, e të studiojnë sa më shumë. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2013, ora 12:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori