Fiksoi Kujtim Gjuzin me "ballkonin" e saj, Silvana Bushati: Do të kandidoj për deputete!
Silvana Bushati, ish-miss tashmë ka për qëllim të futet në Kuvendin e Shqipërisë si deputete.

Ish-missi, Silvana Bushati ishte e ftuar paraditen e sotme në emisionin "Kafsho", në ora news.

Silvana foli për shumë detaje nga jeta e saj personale dhe profesionale, ku ndër të tjera u ndal dhe tek politika.

Në lidhje me Kujtim Gjuzin, i cili e bëri zv/Presidente të partisë së tij, Silvana tha:

"Mua s’më lidh asgjë me Kujtimin përveç nëse shihemi në rrugë dhe përshëndetemi".

Ajo u shpreh se aspiratat e saj tashmë janë tek Partia Demokratike për deputete.

"Synimet e mia tani janë tek PD, besoj se deputete", tha Silvana. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2020, ora 16:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori