Fiksohet keq pas polices rrugore, 35-vjeçarin nga Tirana e gjen belaja
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 35-vjeçar nga Tirana pasi po hetohet në lidhje me akuzën se ka kërcënuar një efektive policie.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Ndriçim Boshnjaku banues në Tiranë. Policia bën me dije se Boshnjaku akuzohet se ka kanosur e shqetësuar nëpërmjet telefonit 25 vjeçaren E.TH., banuese në qytetin e Korçës dhe punonjëse policie në Seksionin e Qarkullimit Rrugor në këtë qytet.

Duket se telefonatat dhe mesazhet e vazhdueshme nga 35 vjeçari e kanë shqetësuar policen e re, e cila ka vendosur të marrë një tjetër hap.

Ajo ka shkuar pranë komisariatit të Korçës dhe ka bërë denoncimin.
Materialet hetimore në ngarkim të Boshnjakut janë referuar në Prokurorinë e Korçës. /albeu.com/


Shtuar më 10/06/2017, ora 09:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori