Fiksohet keq pas 27-vjeçares, arrestohet elbasanasi për përndjekje
Pëlqej
Policia ka vënë në pranga një 46-vjeçar pasi akuzohet se ka përndjekur një 27-vjeçare dhe më pas i ka dëmtuar asaj me dashje makinën.

Gjatë arrestimit, Stafës i janë gjetur po ashtu një armë zjarri automatik dhe 126 fishekë model 56 kalibër 7.62 mm.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Arian Stafa, 46 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i tij, u bë pasi në Lagjen “Dyli Haxhire” me mjetin e tij ka dëmtuar automjetin në pronësi të shtetases Z.K., 27 vjeçe banuese në Elbasan.

Dëmtimin e mjetit dyshohet ta ketë bërë pasi e ka përndjekur gjatë ditës së djeshme. Grupi hetimor, gjatë kontrollit të banesës i ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Një armë zjarri automatik dhe 126 fishekë model 56 kalibër 7.62 mm. Gjithashtu u sekuestruan dhe dy automjetet e përfshira në ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Përndjekja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /albeu.com/

Shtuar më 14/01/2018, ora 12:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori