Fifi flet për periudhën më të stresuar të jetës:Mami nisi të qante!
Fifi ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli për eksperiencën e saj të humbjes në peshë.

Këngëtarja tregoi se si dy vjet më parë nisi të shtonte në peshë për shkak të jetës së natës dhe mos respektimit të orareve e si pasojë brenda tre muajve fitoi 20 kilogramë.


Ajo tregoi se pas pak nisi edhe presioni nga të tjerët që i kërkonin të dobësohej dhe kjo bëri të ndihej shumë e stresuar dhe e mbingarkuar psikologjikisht:

“Ka qenë një periudhë shumë stresuese për mua, shumë e lodhshme, kam qenë shumë e ngarkuar psikologjikisht dhe kur kam shkuar në shtëpi pas 4 muajve, mami nisi të qante.

Mendova se e kishte marrë malli për mua e i thashë të mos mërzitej, por muaj më vonë, kur nisa të bija nga pesha më tregoi se arsyeja pse kishte qarë ishte se kisha shtuar peshë e më tha që isha bërë si pogaçe”, tregoi ajo duke qeshur.
Shtuar më 10/10/2019, ora 23:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori