Fieraku tentoi të korruptonte punonjësin e policisë por përfundon në SPAK
Goditet një rast i mitëdhënies.Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë së Rendit, me qëllim përshpejtimin e procedurave për marrjen e pasaportës, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, ditën e sotme, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 58 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas i ofroi rryshfet punonjësit të Policisë, me qëllim që ai ta favorizonte për tërheqjen e pasaportës.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Shtuar më 10/07/2020, ora 17:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori